Reperi i njohur shqiptar, Agon Amiga, është bërë baba për herë të dytë.
Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi të ndarë me ndjekësit në InstaStory.
“Mirë se erdhe Emma, çika ime e vogël”, ka shkruar ai.

I njëjti duhet theksuar se është baba edhe i një djali, pesëvjeçar.
Ish-anëtari i Babastars ka kohë që është distancuar nga muzika dhe po bën një jetë krejtësisht tjetër në Gjermani.
Ai është edhe më pasiv në rrjete sociale, ndonëse herë pas here ndan me ndjekësit ndonjë zhvillim në jetën e tij.
Sidoqoftë, shquhet për vokalin si dhe për hitet që ka realizuar ndër vite me emra të njohur të skenës muzikore. /Telegrafi/
Haradinaj njofton aderimin e veteranit të UÇK-së në AAK
Kusari-Lila dhe Keller-Sutter flasin për thellimin e bashkëp...
Operacion i suksesshëm në Spitalin e Mitrovicës, hiqet tumor...
Alaba do të largohet në heshtje nga Reali, pas një periudhe ...
Shpërthimi i Hantavirusit, aeroplani mjekësor udhëton për në...
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Rexhë Brahima...