Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi është krenuar gjithmonë me vendin e saj të lindjes.
Dushi ka prejardhjen nga Rrësheni i Mirëditës, vend ky në të cilin ka kaluar shumë vite të jetës para zhvendosjes në Tiranë.
Bashka e Mirëditës ka vendosur që ta nderojë me mirënjohjen bukuroshen e shpallur “miss”.
Kryetari i Bashkisë së Mirëditës, Ndrec Dedaj, e ka pritur në zyrën e tij Adrolën, me ç’rast edhe e ka dekoruar me “stemën e artë”, për kontributin e vyer në fushën e modelingut shqiptar duke i dhënë emër Shqipërisë në mbarë botën.
Adrola ajo e cila ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi nga takimi i zhvilluar me bashki, ku ka falënderuar kryetarin për këtë nderim.
Ky është shkrimi i saj i plotë (pa ndërhyrje):
“Nuk gjej fjale per te shprehur sa e perulur dhe e emocionuar ndihem. Eshte nje nder dhe privilegj i jashtezakonshem qe sot Mirdita ime me dhuron Stemen e Arte te Bashkise Mirdite! Gjej rastin te shpreh mirenjohjen time te thelle per Kryetarin e Bashkise Mirdite Z. Ndrec Dedaj qe sot me nderon duke me renditur si gruan e pare mirditore qe i jepet kjo steme e arte me simbolet mirditore si dhe Grate e Unionit Mirdita qe propozuan emrin tim per kete dekorim. Ky dekorim vjen si nje vleresim i papritur dhe shume i bukur per mua, por vjen dhe si nje pergjegjesi per vendlindjen time. Me apo pa kete dekorate, angazhimi im per promovimin dhe nderimin kudo te vendlindjes time do jete i pasosur. Faleminderit Mirdita ime. Zoti te bekofte. Te dua”, ka shkruar Adrola. /arbresh.info/

Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...