Artistja me famë botërore, Adele po rikthehet me album të ri pas gjashtë vitesh.
Albumi do të quhet quhet “30” dhe do të publikohet muajin tjetër më 19 nëntor përmes Columbia, shkruan portali arbresh.info
Lajmi është bërë i ditur nga vet këngëtarja përmes postimeve që ka ndarë në rrjete sociale.
“Kam mësuar shumë të vërteta të mëdha për veten gjatë rrugës”, ka thënë ajo. “Zbulova materiale vërtet të dobishme për të udhëhequr dhe ndjeva se më në fund e gjeta përsëri ndjenjën time. Unë do të shkoja aq larg për të thënë se kurrë nuk jam ndjerë kaq paqësore në jetën time”.
“Dhe kështu unë jam gati për të nxjerr përfundimisht këtë album”, tha ajo.
“Unë me të vërtetë dua që njerëzit të dëgjojnë anën time të historisë këtë herë”.
Ajo tha ndonëse “30” nuk është një album divorci, e adreson ndarjen nga bashkëshorti Simon Konecki.
Kujtojmë se ky është albumi i katërt i Adele, pas atij që e solli në nëntor të vitit 2015. /arbresh.info/
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...