Reperi me origjinë shqiptare, Arian Asllani i njohur si Action Bronson, është bërë baba për herë të tretë.
Ndonëse jetën personale e mban sa më larg publikut, tashmë është e njohur se ai ka dy fëmijë – Elijah dhe Hannah.
Ndërkohë, lajmin se u bë baba sërish e ka njoftuar përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij personale, Instagram, ku shfaqet duke mbajtur foshnjën në duar.
“Një kapitull i ri i jetës”, është përshkrimi që ai ia ka vënë fotos, duke mos zbuluar asgjë më shumë për publikun.
Ditë më parë, Action po ashtu ndau një fotografi të të dashurës së tij dhe nga aty është kuptuar se ajo po priste fëmijën e saj të parë me reperin.
35-vjeçari vitin e kaluar ishte kthyer në Kosovë, për të performuar në festivalin “Sunny Hill”, të organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjini, ku edhe u pagua 60 mijë euro nga Komuna e Prishtinës.
Theksojmë që Bronson është me prejardhje nga Shkupi, i cili gjatë qëndrimit në Kosovë xhiroi edhe një episod të emisionit të tij kulinar, “Fuck That’s Delicisous”. /Telegrafi/
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit