Semi Jaupaj ka folur mbrëmjen e sotme për Donald Veshajn, me të cilin ndau edhe eksperiencën në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Në atë kohë, ai ishte i përfshirë edhe në një lidhje me shoqen e saj, moderatoren Bora Zemani, ndërkohë tashmë është me këngëtaren Beatrix Ramosaj.
E ftuar në “Fun Club”, Semi tha se di ta ndaj Donaldin si lojtar, pavarësisht se nuk është dakord me çfarë ai ka bërë në shtëpin e famshme.
“Nuk jam dakort me diçka që Donaldi ka bërë dhe kjo dihet se kam përjetuar emocionalisht padyshim. Por di të ndajë gjithmonë për të mos thënë shpeshherë Donaldin si lojtar.
Padyshim që e kam vlerësuar Donaldin si lojtar. Për mendimin tim lidhet pak ngushtë një fitues me gjëra që mund të kenë bërë, që nuk më kanë pëlqyer. Siç edhe themi për konkurentët që kanë dal se çfarë e ka penalizuar, kjo apo kjo”, tha Jaupaj.
Kujtojmë që pasditen e sotme, Semi publikoi këngën “Mos u kthe” , teksti tregon një histori të njëjtë me atë të Borës dhe Donaldit./noa/
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...