Jennifer Aniston, aktorja juaj e preferuar edhe pse prej vitesh pjesë e Hollywood, me siguri nuk dini shumë gjëra për të. Më poshtë në këtë artikull do të keni mundësinë të mësoni më shumë rreth 50-vjeçares aq tërheqëse që konkurron pa frikë edhe vajzat 30 vjeçe.
1-Jennifer u takua me Brad (me të cilin u martua dhe u divorcua më vonë) në një takim që rezultoi dashuri e verbër. Takimi i tyre ndodhi në vitin 1998.

2-Jen ka gjak mbretëror. Nëna e saj është një pasardhëse e drejtpërdrejtë e familjes mbretërore të Stuart të Skocisë. Kush e dinte!
3-Ajo është gjithashtu një artiste. Kur ishte vetëm 11 vjeç, një nga pikturat e saj u vendos në Muzeun Metropolitik të Artit në New York!

4-Jennifer fillimisht kreu audicione për rolin e Monica Geller në “Friends”, por i bindi regjisorët që ishte e përshtatshme për Rachel Green.

5-Mirëpo, kur ajo mori rolin e Rachel, u detyrua të humbiste 13 kile.
6-Emri i saj i vërtetë është Jennifer Joanna Anastassakis, të cilën ajo e shkurtoi për karrierën e saj të aktrimit.
7- Pija e preferuar e Jennifer gjatë një mbrëmjeje është Martini ose Margarita.
8-Ajo ka pasur disa rritje serioze të pagave gjatë karrierës së saj! Gjatë sezonit të parë të “Friends” çdo anëtar i kastit merrte 22,000 dollarë për episod. Në 1997, ata u bashkuan për të negociuar një rritje pagash në 100,000 dollarë për episod dhe deri në sezonin përfundimtar, secili mori 1.000.000 dollarë për episod. Wow, një milion dollar për episod.
9-Jen ishte e fundit nga aktorët që u zgjodh për të qenë pjesë e serialit.
10- Kur seria e fundit e serialit përfundoi, Jennifer dhe bashkëshorti i saj asokohe Brad Pitt, organizuan një darkë në shtëpinë e tyre dhe hapën një shishe vere të ruajtur nga seria e parë e serialit.
Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj përfaqësojnë Kosovën në Lojërat...
“Më dhemb shpirti, do ta kem të vështirë të rikuperohe...
Si reaguan kandidatët të cilëve iu hoqën më së shumti vota n...
A do e marrë Groenlandën me forcë? Si përgjigjet Presidenti ...
Ekzekutoi Elton Çiçon brenda lokalit në ish-Bllok, kush ësht...
E kryer, Ter Stegen do të huazohet tek Girona