Pas pandemisë Covid19, që shkaktoi shumë festivale dhe aktivitete kulturore të anulohen, PriFest në bashkërendim me institucionet përgjegjëse, si dhe duke pritur protokollet e veprimit të mëtutjeshëm për respektimin e masave mbrojtëse, ka vendosur që edicioni i 12 i festivalit të mbahet nga data 14 deri më 19 korrik.
Festivali është paraparë të mbahet komplet në ambiente të jashtme, kinema në qiellin e hapur, në dy-tri lokacione në qendër të Prishtinës.
Pasi nuk do të ketë shumë mysafirë të huaj që mund të udhëtojnë në Kosovë, pjesa e platformës regjionale të industrisë së filmit – PriForum, do të mbahet online, në mënyrë që ekspertët e ndryshëm dhe mysafirët e huaj të jenë prezent, pa marrë parasysh situatën.
Po ashtu është vendosur që këtë vit festivali t’i shfaqë filmat gratis për publikun.
Gjatë ditës në hapësirën e festivalit para Teatrit Kombëtar do të realizohen biseda, debate, panele e kyҫje online me ekspertë të ndryshëm ndërkombëtar, si dhe workshopet e PriForum të cilat mund të ndiqen online apo në hapësirën e festivalit.
PriFest tanimë ka hapur thirrjet për Best Pitch aplikim projektesh filmike, Prishtina Kino Kabaret, Green Film Project, etj.
PriFest do të mbahet në data 14-19 korrik, kurse PriForum më 17-19 korrik.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë