Një studim i ri ka konfirmuar se nuk ka asnjë lidhje mes autizmit dhe vaksinës MPR, kundër fruthit, shytave dhe rubeolës.
Hulumtimi i botuar në revistën shkencore, “Annals of internal Medicine”, të Kolegjit Amerikan të Mjekëve, del në përfundimin se vaksina MMR nuk ishte e lidhur me autizmin dhe rreziku për autizëm në grupin e fëmijëve të vaksinuar ishte i njëjtë me atë të fëmijëve të pavaksinuar.
Pjesë e studimit, ishin 657 461 fëmijë të lindur në Danimarkë nga 1 janari i viti 1999 deri më 31 dhjetor 2010.
Puna e kryer bazohej në 6.517 raste autizmi në mesin e fëmijëve të përfshirë në studimin që tregoi se nuk kishte asnjë lidhje midis moshës së fëmijës në kohën e vaksinimit ose kohën që nga vaksinimi dhe zhvillimi i autizmit.
Megjithatë bindja e rreme që ka ushqyer me vite paragjykimet kundër vaksinave, është e vështirë të largohet, shkruan gazetadita. Sipas hulumtuesve, hipotezat e përhapura nga skeptikët rreth vaksinave kanë ndikuar në besimin e qytetarëve ndaj tyre.
Dyshimet lindën në vitin 1998 nga një studim i kryer nga gastroenterologu Andrew Wakefield, ku raportohej se nga 12 fëmijë me vonesë zhvillimi, 8 prej tyre u diagnostikuan me autizëm brenda katër javësh që nga marrja e vaksinës së fruthit, shytave dhe rubeolës.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...