Sëmundja e mëlçisë yndyrore është një gjendje e karakterizuar nga një grumbullim i yndyrës në mëlçi. Mëlçia është thelbësore për një grup të proceseve vitale në trup, përfshirë tretjen, koagulimin e gjakut dhe prodhimin e energjisë.
Nëse nuk trajtohet, atëherë mund të çojë në komplikime serioze si fibroza e mëlçisë, cirroza dhe kanceri i mëlçisë, por edhe shumë probleme të tjera kardiovaskulare dhe metabolike. Deri më tani, trajtimi ka qenë një kombinim i humbjes i peshës dhe aktivitetit fizik. Studimi i fundit i kryer tregon se rritja e aktivitetit fizik mund të çojë në zvogëlimin e yndyrës në mëlçi.
Ekspertët sugjerojnë kryesisht ushtrimet aerobike, si një mënyrë mjaft e mirë për të patur rezultate pozitive. Hulumtimi i kryer tregon qartë se në më pak se 12 javë ushtrime aerobike, individët do të kenë përfitime të mëdha./koha.mk/
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...