Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Alabama, shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se ushqimet që përmbajnë sasi të konsiderueshme të kaliumit zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër.
Studimi i ka hapur rrugë një zbulimi të ri për trajtimet shtesë që mund të mbrojnë zemrën nga yndyra në arterie, transmeton portali arbresh.info
Shkencëtarët kanë kryer testin në minj dhe më pas kanë gjetur se ushqimet e pasura me kalium, duke përfshirë bananet, kajsitë, salmonin dhe patatet e ëmbëla, mund të mbrojnë zemrën.
Bashkë-autori i studimit, Paul Sanders, tha se “gjetjet kanë potencial të rëndësishëm, pasi ato tregojnë përfitimin e plotësimit adekuat të kaliumit në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare”.
Shkëncatërt kanë theksuar se përsonat e rritur duhet të konsumojnë deri në 3,500mg kalium në ditë.
Kaliumi i tëpërt mund të shkaktojë dhimbje në stomak, diarre, vjellje dhe sëmundje të veshkave./arbresh.info/
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...