Tensioni i lartë i gjakut është i lidhur me marrjen e kalciumit. Kur kalciumi është në nivel të ultë atëherë tensioni i gjakut do të jetë i lartë. Prandaj një sasi ditore me kalcium është e nevojshme për një shëndet të mirë të trupit. Pini qumësht pa yndyrë. Sa më pak yndyrë të ketë qumështi më shumë kalcium përmban.
Tensioni i gjakut rritet edhe për shkak të ngushtimit të venave të gjakut. Shegët janë të mbushura me enzima që ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut. Lëngu i shegës ka të njëjtin veprim në gjak si ilaçet e rekomanduara nga doktori për uljen e tensionit të lartë të gjakut, por me shije pak më të ëmbël. Lëngu i shegës e ul tensionin e gjakut me më shumë se 30 %.
Panxhari është një ushqim i shëndetshëm për trupin dhe për uljen e tensionit të gjakut. Studimet kanë treguar se një gotë në ditë me lëng panxhari ndihmon në mbajtjen në nivelin e duhur të tensionit të gjakut. Panxhari përmban disa nitrate që përpunohen nga trupi dhe shërbejnë në relaksimin e enëve të gjakut. Lëngu i panxharit është shumë i mirë edhe për shëndetin e zemrës tuaj.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve