Të rinjtë të cilët në mënyrë të vazhdueshme konsumojnë pije energjike ka gjasa që të përdorin edhe kokainë gjatë disa viteve më pas.
Sipas një studimi të fundit, ata janë në rrezik të marrin ilaçe me recetë për arsye jo mjekësore dhe mund të mund të kenë probleme edhe alkool, transmeton portali arbresh.info
Autorja e studimit, Dr Amelia Arria nga Universiteti i Merilendit tha se ‘rezultatet sugjerojnë se përdoruesit e pijeve energjike mund të sjellin rrezik të lartë për përdorimin e substancave tjera narkotike’.
Megjithëse është e paqartë se pse konsumimi i pijeve energjike është i lidhur me përdorimin e substancave ilegale, studiuesit thonë se duhet të bëhet një hulumtim i mëtejshëm./Arbresh.info
Krizë politike në Rumani, 7 ministra japin dorëheqjen, socia...
Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë: P...
Anne Hathaway merr dhuratë një Kuran nga një fans pasi tha f...
Aksident mes dy veturave në tunelin e Llogarasë, lëndohen di...
Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa
Nderime shtetërore për Qosjen, Haxhiu hap nesër Librin e Zis...