Izraelitët më të moshuar që morën një vaksinë të dytë ose dozë përforcuese të vaksinës Pfizer / BioNTech kundër Covid-19, kishin një shkallë vdekjeje 78 për qind më të ulët nga sëmundja sesa ata të vaksinuar me vetëm një vaksinë, ka gjetur një studim i ri izraelit.
Ofruesi më i madh i kujdesit shëndetësor në vend, Clalit Health Services, raportoi se më shumë se gjysmë milioni njerëz të moshës 60 deri në 100 vjeç morën pjesë në studimin 40-ditor, transmeton portal arbresh.info
Përafërsisht 58 për qind e pjesëmarrësve në studim morën gjithashtu një dozë të dytë përforcuese të vaksinës kundër Covid, pra dy doza përforcuese, pas dy dozave të para bazë.
Subjektet e tjera morën vetëm një dozë përforcuese.
Në grupin e parë, shkencëtarët regjistruan 92 vdekje, dhe në të dytit rreth 232 vdekje.
“Përfundimi ynë është se përforcuesi i dytë shpëton jetë,” tha Ronen Arbel, një shkencëtar në Kolegjin Clalit dhe Sapir.
Rezultatet e studimit izraelit nuk janë shqyrtuar ende dhe studimi nuk përfshiu pacientë që morën vaksina të kompanive tjera, përfshirë Moderna.
Zyrtarët izraelitë të shëndetësisë kanë publikuar studime të shumta mbi efektivitetin e vaksinës që nga fillimi i pandemisë. Ato kanë qenë shumë të dobishme dhe kanë ndikuar në vendimmarrje dhe politikëbërje shëndetësore në vende të tjera të botës./arbresh.info/
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga