Njerëzit e stresuar kanë gjasa të preken më shpejt dhe më lehtë nga sulmet në zemër dhe në tru, thonë një studim i fundit.
Për 60% ata kanë gjasa të preken më shpejt nga këto sëmundje sesa njerëzit që janë më të qetë, transmeton arbresh.info.
Shkencëtarët kanë kaluar disa vite duke bërë hulumtimin e rreth 300 të rriturve përmes një skanimi të rregullt të trurit.
Studiuesit gjithashtu kanë monitoruar arteriet e tyre, të pësojnë rritje gjatë kohës së stresit. Sinjalet e stresit dërgohen në palcën e kockave që prodhojnë më shumë qeliza të bardha, të cilat më pas mund të ndezin arteriet.
“Lidhja mes stresit dhe rrezikut për rritjen e sëmundjeve të zemrës, më parë është fokusuar në zakonet e jetesës”, ka theksuar Emily Reeve.
Ndërkaq, sipas Ahmed Taëakol, i cili udhëhoqi hulumtimin, tha se ‘stresi është njëri ndër faktorët kryesorë që mund të çojë në sëmundje kardiovaskulare’.
Ai shtoi se zvogëlimi i stresit mund të sjellë përfitime të mirëqenies psikologjike./Arbresh.info
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...
Fitore me aromë Evrope për Malishevën
Drita “shkatërron” Llapin, dhe ruan diferencën me Ballkanin
Ballkani fiton ndaj Ferizajt, dhe vazhdon ndjekjen e Dritës