Si të shmangim dhimbjen e veshit në kushte shtëpie

09:23 | 21 Gusht 2015
Arbresh.info

Dhimbja e veshit është një problem që shpesh bëhet i padurueshëm, për ne. mjafto që ju të arrini që ta kuptoni infeksionin në fazën e parë dhe kjo do ju ndihmojë që të eleminoni një problem të madh vetëm përmes përdorimit të produkteve që keni në shtëpi.

Për të eleminuar një infeksion në fazën fillestare, këshillohet që të hidhni dy pika lëng hudhre në vesh ose dy pika uthull të bardhë, dhe qëndroni pa lëvizur në mënyrë që lëngu i hedhur të veprojë.

Si uthulla edhe hudhra i luftojnë bakteret që shkaktojnë infeksion. Një veprim të tillë përsëriteni tre herë në ditë dhe do të shikoni që dhimbja do të zhduket. Por në rast se situata nuk ka përmirësim dhe infeksioni është i agravuar, këshillohet që të vizitoheni te mjeku për një trajtim më të specializuar.

Shpërndaje në rrjete sociale