Si ndikojnë frika, shqetësimi, lakmia, trishtimi dhe zemërimi në shëndetin tonë

00:36 | 11 Qershor 2021

Nuk e besoni, por trupi jonë ndikohet shumë nga emocionet, prandaj edhe ato mund të kenë ndikim të madh në shëndetin tonë.

Shikoni se si ndikojnë ndjenjat në organe të caktuara, kështu që do ta kuptoni më lehtë se sa ngushtë kanë të bëjnë me helmimin e trupit, transmeton portal arbresh.info

Zemërëimi

Kur jemi të zemëruar, ka një ngecje në punën e mëlçisë. Prandaj shprehja “Ajo shkon në mëlçinë time ose më gllabëron mëlçinë”. Pse nuk themi diçka që na zemëron dëmton veshkat apo mushkëritë? Me sa duket mençuria natyrore shekullore e njeh të njëjtën gjë me mjekësinë tradicionale kineze.

E vërteta është se pavarësisht nëse jeni kinez, europian apo amerikan, ndjenja e zemërimit parandalon punën normale të mëlçisë, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për pastrimin e gjakut tonë. Nëse mëlçia bllokohet nga zemërimi, ne helmohemi!

Trishtimi

Një gjë e ngjajshme ndodh edhe kur trishtohemi. Trishtimi ndalon funksionimin e mushkërive. Prandaj edhe thuhet që “trishtini na mbyt”.

Hidhërimi ndikon drejtpërdrejt në frymëmarrje dhe zorrë të trashë, dhe kjo është arsyeja pse ne marrim frymë me zor kur jemi të trishtuar dhe kemi probleme me kapsllëk. Pasoja e të dyjave është që toksinat të mbahen në trup që ne nuk i dëbuam duke marrë frymë ose jashtëqitje. Gjaku nuk merr oksigjen të mjaftueshëm dhe shumë dioksid karboni ruhet në të, transmeton portal arbresh.info

Frika

Dhe organi i tretë i detoksifikimit, veshkat, ndikohen fuqimisht nga ndjenjat. Veshkat dhe fshikëza e urinës preken më shumë nga frika. Kjo ndodh kur veshkat, nga frika, tkurren papritmas dhe ka një vonesë në filtrimin dhe pastrimin e gjakut. Pasoja është një çrregullim i qarkullimit të gjakut që bën që duart dhe këmbët tona të jenë të akullta.

Nëse frika zgjat për një kohë të gjatë, pasojat janë gjithnjë e më të rënda. Veshkat gjithashtu kontrollojnë muskujt që shtrëngojnë qafën e fshikëzës dhe anusit. Nëse bllokohen nga frika, ata lëshojnë vendin dhe nuk janë në gjendje të kontrollojnë muskul unazor (muskujt shtrëngues) dhe shkarkimin e jashtëqitjes dhe urinës.

Shqetësimi

Shqetësimi na helmon drejtpërdrejtë. Kjo ndjenjë ndikon kryesisht në tretjen tonë – stomakun, shpretkën dhe pankreasin. Shpesh dëgjohet se ka “ngërçe shqetësimi”. Fakti është se atëherë organet e tretjes janë në spazmë dhe nuk mund të kryejnë detyrën e tyre. Kjo është arsyeja pse edhe ushqimi me cilësi më të lartë mund të bëhet një helm në trup sepse përpunohet gabimisht, dhe fillon të vlojë në sistemin e tretjes dhe ushqimi mbetet në organet e ngushta.

Lakmia

Ne e ndiejmë toksicitetin e lakmisë në ngjarjet e përditshme, si në vendin tonë ashtu edhe gjetkë në botë. Ne themi që njerëzit lakmitarë janë “zemërngurtë” dhe ky është një përshkrim shumë i saktë. Lakmia prek zemrën dhe zorrën e hollë. Dëshira për pasuri më të madhe dhe më të madhe manifestohet nga aritmitë dhe parregullsitë në punën e zemrës.

Lakmia tejkalon të gjitha emocionet tjera, prandaj edhe ka ndikim të madh në shëndet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara