Sipas një hulumtimi të ri, perimet e gjelbërta na mbrojnë nga kanceri i zorrëve. Kur treten këto perime, aktivizohet një proteinë që zvogëlon inflamacionin dhe parandalon sëmundjen e zorrës së trashë.
Proteina, e njohur si receptori i hidrokarbureve aril (AhR) riparon qelizat e dëmtuara të zorrëve, të cilat nuk do të ishin në gjendje të absorbonin lëndën ushqyese ose të veçonin mukozën mbrojtëse.
Sipas studimit, qelizat e dëmtuara vazhdojnë të ndahen në mënyrë të pakontrolluar, çka mund të çojë në kancer të zorrëve.
Autori i studimit, doktor Gitta Stockinger nga Instituti Francis Crick në Londër, tha: “Këto përfundime janë një arsye optimizmi. Faktorët gjenetikë nuk mund të ndryshohen, por ne mund t’i zbusim rreziqet për këtë lloj kanceri, duke konsumuar një dietë me shumë perime”./tvklan.al
Shtëpia e Bardhë: SHBA po shqyrton propozimin e fundit të Ir...
Vuçiq e pranon se serbët kanë kryer krime lufte në Kosovë, p...
Inaugurohet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Rama: Të promovojm...
Shqipëri-ShBA marrëveshje për energjinë/ Ambasadorja amerika...
KEDS refuzon rritjen e kapacitetit, bllokohet investimi gjig...
Murati akuzon opozitën: Po e shkelin Kushtetutën që nuk po m...