Çiftet që po përpiqen për një fëmijë, duhet të kryejnë marrëdhënie seksuale para orës 7.30 të mëngjesit në pranverë nëse dëshirojnë të mbeten shtatzënë, sugjeron hulumtimi. Shkencëtarët pretendojnë se spermatozoidët kanë kohën e tyre të brendshme 24 orësh dhe janë më të fuqishëm në orët e para të mëngjesit, transmeton Shendeti.com.al.
Studiuesit zviceranë zbuluan gjithashtu se spermatozoidi ka përmasat dhe formën më të shëndetshme për të fekonduar një vezë gjatë muajit mars, prill dhe maj.
Ata analizuan mostrat e spermës nga 7,068 meshkuj, të moshës 25 deri në 40 vjeç, që bënin trajtim të fertilitetit. Mostrat u kontrolluan për përqendrimin e spermës, numrin total të spermatozoideve, lëvizshmërinë dhe morfologjinë normale.
Mostrat e mbledhura në muajt e pranverës, gjatë marsit, prillit dhe majit, kishin përqendrimin më të madh të spermës. Ndërsa një ulje e cilësisë u vu re gjatë stinës së verës.
Mostrat e mbledhura në mëngjes herët, para orës 7:30, gjithashtu kishin nivele më të larta të përqendrimit dhe morfologjisë normale të spermës.
Studimet kanë treguar se cilësia e dobët e farës është një ndër faktorët kryesor të fertilitetit.
Studimi, i botuar në revistën shkencore Chronobiology International, vjen mes lajmeve për shtim të rasteve të infertilitetit.
Presidentja Osmani takon sot Papa Leon në Pallatin Apostolik...
Trumpi thotë se Tajlanda dhe Kamboxhia janë pajtuar t’i ndal...
Vuçiq paralajmëron vizitë zyrtare në Kinë
Sindikatat shpallin grevë në Itali kundër buxhetit
Parashikimi i motit për sot
Sot protestë në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së...