Shkencëtarët kanë zbuluar se në trupin e njeriut ndodhet një organ për të cilin nuk është folur asnjëherë. Sipas Sience Alert, organi i ri është pjesë e sistemit tonë tretës dhe më parë mendohej se ishte më i vogël nga sa është zbuluar tani.
“Mund të themi me bindje se tashmë kemi një organ të ri në trupin tonë, i cili nuk ka qenë i pranuar si i tillë më parë. Përshkrimi anatomik i tij, i bërë rreth 100 vite më parë, nuk është i saktë. Ky është një organ i fragmentuar dhe kompleks. Bëhet fjalë për një strukturë të vazhdueshme”, thonë shkencëtarët.
Tekstet mjekësore e kanë përshkruar “mesentery-n” si një organ që ka një mbështjellje të dyfishtë, lufton kavitetin abdominal dhe mban zorrët në vend.
“Kur ne themi se është një organ si gjithë të tjerët, mund të kategorizojmë sëmundjet abdominale në termat e këtij organi. Tani kemi mundur të përcaktojmë anatominë dhe strukturën. Veprimi i radhës është të përcaktojmë edhe funksionin e tij”- shprehen më tej ekspertet e mjekësisë. /BW/
Yamal reagon pas lëndimit: Do të kthehem më i fortë
Krizë politike në Rumani, 7 ministra japin dorëheqjen, socia...
Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë: P...
Anne Hathaway merr dhuratë një Kuran nga një fans pasi tha f...
Aksident mes dy veturave në tunelin e Llogarasë, lëndohen di...
Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa