Depresioni tek adoleshentët dhe të rinjtë është rritur ndjeshëm vitet e fundit.
Simptomat e depresionit shpesh ngatërrohen me çështjet e pubertetit duke e bërë edhe më të vështirë diagnostikimin.
Sipas Institutit Kombëtar për Shëndetin Mendor rreth 11.4 % e 12 dhe 17-vjeçarëve ose 2.8 milionë adoleshentë vuajnë nga problemet e shëndetit mendor, kryesisht si depresioni dhe çrregullimet bipolare.
Është krejt normale që adoleshentët të jenë të mërzitur dhe nervozë, por ka disa simptoma të veçanta që mund të jenë alarmante për shëndetin e tyre mendor.
1-Fëmija juaj është i mërzitur apo qëndron i heshtur më shumë se sa ndodhte zakonisht.
2-Ka humbur interesin në gjërat që dikur i pëlqenin.
3-Bëhet i tërhequr dhe nuk i pëlqen të shoqërohet me njerëz të tjerë.
4- Marrëdhëniet e tij shoqërore, familjare janë duke u prishur, gjithashtu edhe në mësime nuk është më si dikur.
5-Zakonet e ngrënies apo fjetjes së tij kanë ndryshuar. Kjo mund të shoqërohet me pagjumësi dhe mungesë urie ose me uri të madhe dhe një gjumë që zgjat gjithë ditën.
Ballkani e mbyll gjysmëstinorin si kampion në Superligën e K...
Vuçiq fton serbët ta votojnë Listën Serbe, më 28 dhjetor
KOSTT: 4 blloqe prodhojnë energji 800 megavat në orë, konsum...
Kurti prezanton sistemin raketor antitank “Panzerfaust 3”, m...
Policia e Tiranës me aksion antidrogë, godet grupin kriminal...
PSG gati t’i ofrojë kontratë të përhershme Luis Enriques