Konsumimi i alkoolit në Rusi është ulur për 43 përqind që nga viti 2016, thuhet në një raport të OBSH-së.
Rënia ka ardhur si pasojë e një sërë masash për kontrollin e alkoolit nga shteti dhe shtytja drejt një stili jetese më të shëndetshme, transmeton portali arbresh.info
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha që rënia e konsumit të alkoolit ishte e lidhur me një rritje të konsiderueshme të jetëgjatësisë.
Raporti vë në dukje se Rusia më parë ishte konsideruar si një nga vendet ku alkooli konsumohej në masë të madhe.
Nga viti 2003 deri në 2018, konsumi i alkoolit dhe vdekshmëria u ulën, me ndryshimet më domethënëse që shfaqen në shkaqet e vdekjes të lidhura me alkoolin.
Në 2018, jetëgjatësia në Rusi arriti një kulm historik, në 68 vjet për burrat dhe 78 vjet për gratë.
Masat e kontrollit të alkoolit në Rusi përfshijnë kufizime në reklamim, rritje të taksave dhe ndalimin e shitjes në orë të caktuara./arbresh.info/
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova
Arrestohet një i dyshuari për fajde
Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne
Hashim Thaçit i shkon një urim për ditëlindje edhe nga VV, G...
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...