Rrjetet sociale janë një mënyrë e shpejtë komunikimi. Por është edhe e dëmshme. Kjo për shkak të intensitetit të madh të marrjes dhe përpunimit të mesazheve në një kohë të shkurtër nga truri.
Mediat sociale kanë ndryshuar formën e komunikimit tek njerëzimi dhe duken të domosdoshme. Por kjo gjë ka pasojat e saj. Sipas studimeve të fundit, rezulton se komunikimi në rrjetet sociale nuk është pa pasoja në trurin tonë, por edhe në shpirtin kritik. Nuk është e shëndetshme për trurin tonë të jesh vazhdimisht i bombarduar nga mesazhe.
Sipas Lamberto Maffei, një prej ekspertëve më të mirë në Neuroshkencë, rrjetet sociale janë si një protezë për trurin dhe zhdukin pothuajse fare sensin kritik. Kjo pasi truri pushtohet vazhdimisht dhe vazhdimisht nga mesazhe pafund, në shumicën e rasteve edhe të njëjtat lajme, duke qenë se shpërndahen pothuajse njësoj nga Facebook, Twitter dhe Tv.
Kur këto mesazhe bombardojnë njeriun vazhdimisht në mënyrë të përsëritur, krijohet një si protezë e mendimit. Me celularët është krijuar tashmë një simbiozë e pashmangshme dhe rreziku është pikërisht humbja e kritikës qytetare, duke preferuar të ndjekësh atë që bërtet më fort në media.
Sipas ekspertit, duhet të edukojmë brezat e rinj me përgjegjësi dhe të kultivojmë të ta vlerat e të lexuarit, të mendimit dhe të shkencës./eo/
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërte...
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...