Shkencëtarët shpresojnë se ata gjetur kërcënimin në rritje të rezistencës njerëzore ndaj antibiotikëve, duke riprodhuar një përbërje të gjetur në hudhër.
Përbërja ajoene është krijuar në një laborator për herë të parë, duke ngritur shpresat se tani mund të prodhohet me kosto të ulët dhe në shkallë të madhe, transmeton portali arbresh.info
Rezistenca antibiotike është cilësuar si një nga kërcënimet më urgjente për shëndetin publik nga ana e profesionistëve mjekësorë.
Rezistenca antibiotike ndodh kur bakteriet zhvillojnë aftësinë për të mposhtur medikamentet.
Por gjetjet e reja mund të ndihmojnë në luftimin e kërcënimit pasi ajoene, një lëng i pangjyrë që ndërhyn me sinjalet kimike të komunikimit midis baktereve, u krijua në mënyrë sintetike për herë të parë.
Rezultatet e hulumtimit të udhëhequr nga Universiteti Cardiff janë botuar në revistën kryesore të kimisë Angeëandte Chemie.
Autori i studimit, Profesor Thomas Ëirth tha se “duke përdorur materiale fillestare lehtësisht të disponueshme, ne kemi krijuar me sukses një mënyrë efikase, të të fuqishme dhe të besueshme për të prodhuar ajoene në vëllime të mëdha”./arbresh.info/
E papritshme, ende nuk janë shitur të gjitha biletat për sup...
Çitaku: PDK-ja ka kërkuar marrëveshje parimore, jo pazare pë...
Aksident me motor në Berat, humb jetën një 40-vjeçar
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë:“Lufta në Iran do ...
Galatasaray fiton betejën e parë ndaj Liverpoolit
Sulmet në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban nesër mb...