Nëse keni nevojë për një lyerje për bukë, krepa, kroasanë ose thjesht keni diçka për të kapur me lugë nga një kavanoz, nutella e bardhë e bërë në shtëpi do të bëhet versioni juaj i preferuar i kremit
Përbërësit:
– 4 lugë bajame të fërguara e të bluara;
– 100 g çokollatë të bardhë;
– 100 ml ajkë të ëmbël;
– 90 gramë gjalpë;
– 1 lugë xhem sipas dëshirës (pjeshke, kajsie, mjedre);
– 1 lugë mjaltë;
– sipas dëshirës pak lëvore portokalli të grirë në rende.
Përgatitja:
Bajamet e qëruara fërgoni pak pastaj bluani mirë. Ajkën nxeheni në flakë dhe në të duke përzier shkrini çokollatën e bardhë të grirë në rende.
Në tretjen e shkrirë të ajkës dhe çokollatës shtoni kubet më të vogla të gjalpit dhe të gjitha përzieni mirë.
Shtoni bajamet dhe bashkoni mirë. Shijen edhe më shumë e shtoni me një lugë xhem apo mjaltë.
Lyerjen e përftuar ruajeni në kavanoz.
Shijojeni!
Distria Krasniqi në pullat postare të Kosovës
Kurti dhe ministrja Nagavci vizituan kampin veror edukativ t...
Osmani: Nëse s’ka konstituim të kuvendit brenda 30-ditësh do...
ZKA kritikon 31 komuna në prezantimin e pasqyrave financiare...
Osmani: Për votim të fshehtë duhet konsensus
LDK-ja dorëzon në ora 14:30 lëndën në Kushtetuese për Komisi...