Shurupi i kollës si përbërës kryesor ka trumzën, e cila konsiderohet si mjet i fuqishëm në mjekësinë alternative.
Mjeksia popullore gjithnjë e më shumë është duke u përdorur nga njerëzit, prandaj edhe receta popullore me përbërës kryesorë si trumzën ndihmon shumë, transmeton portal arbresh.info
Për përgatitjen e këtij shirupi ju duhen:
16 gr trumzë
8 gr mjaltë
1 karafil
2 lugë xhenxhefil
Vendosni të gjithë përbërësit në 900 mililitra ujë dhe gatuajini për rreth 20 minuta, ose derisa sasia të ulet në rreth 250 mililitra. Pini shurupin e përgatitur në këtë mënyrë në stomak bosh në mëngjes.
Kjo është receta që do të ju ndihmojë të kaloni depresionin
Ithtarët e mjekësisë popullore gjithashtu rekomandojnë këtë bimë jashtëzakonisht medicinale në formën e banjës për të qetësuar nervozizmin dhe për të lehtësuar dhimbjet e kyçeve. Zieni 100 gram trumzë të thatë në një litër ujë, pastaj hidheni në banjën e përgatitur tashmë. Qëndroni në banjë të përgatitur në këtë mënyrë për gjysmë ore deri në një orë.
Ju gjithashtu mund të përgatisni një kompresë për nyjet e lënduara. Për atë mund të përdoret një leckë ose pelenë e vjetër, në të cilën do të vendosni trumzë, do ta lagni në ujë të nxehtë, do ta kulloni dhe do ta vendosni në një nyje të lënduar./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...