Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se nga Turqia janë duke u përgatitur mjetet të cilat do t’i vihen në dispozicion Shqipërisë në luftën kundër koronavirusit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri Rama në një posim në rrjetet sociale ka shkruar se aeroplani “Lasgushi” i kompanisë ajrore Air Albania për momentin gjendet në Stamboll, ku janë duke u ngarkuar materialet e nevojshme.
“Lasgushi në këtë çast duke u ngarkuar në Stamboll me armët e mbrojtjes së jetës së pacientëve dhe mjekëve tanë”, ka shkruar Rama.
Kujtojmë se sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në Shqipëri numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) është 5, ndërsa numri i rasteve të konfirmuar pozitiv është 123, përfshirë edhe personat që kanë ndërruar jetë.
Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka vendosur shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të gjithë Republikën e Shqipërisë për shkak të koronavirisut të ri (COVID-19).
Ndërkohë, në Turqi numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 1.872, ndërsa 44 persona kanë humbur jetën.
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?