Kjo planifikohet që të përdoret për të iu kujtuar gjithashtu personave të vaksinuar që të marrin dozën e dytë.
Zyrtarët e Wales kanë lajmëruar sot se qytetarët e tyre do të pajisen ID kartela që vërtetojnë vaksinimin e tyre, shkruan “TheSun”.
Lajmi erdhi disa orë pasi u bë publike rregullorja e përdorimit të sigurt të vaksinës Pfizer.
Këtë mëngjes ministri i shëndetit Vaughan Gething tha në një deklaratë me shkrim njerëzit do të marrin kartela në madhësi gjepi për të vërtetuar vaksinimin e tyre.
Qëllimi kryesorë i përdorimit të tyre do të jetë që të iu kujtoj njerëzve të marrin dozën e dytë të vaksinës dhe çfarë të bëjnë në rast se kanë efekte anësore.
Por gjithashtu kartela do të përdoret për të iu vërtetuar bizneseve të ndryshme se janë vaksinuar, qofshin ato pijetore, kafene, vende të punës etj.
Kartela do të ketë madhësinë e një kartele të bankës.
Nuk është konfirmuar se a do të pajisen edhe qytetarët e zonave të tjera të Anglisë me këtë lloj kartele.
Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhv...
Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prisht...
Përmbyllet me sukses procesi i votimit në Konsullatën e Koso...
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...