E tregtuar nga egjiptianët që 3500 vjet para lindjes së Krishtit, qepa ka simbolizuar përjetësinë për shkak të formës së saj rrethore.
Qepët janë të pasura me përbërës sulfurik, që i japin asaj aromën e fortë si dhe shkaktojnë lotim të syve. Studimet sugjerojnë se qepët mund të ulin tensionin e gjakut, të ulin rrezikun e zhvillimit të atakut në zemër, madje të ofrojnë mbrojtje edhe kundër kancerit (ndoshta për shkak të prezencës së fitokimikateve dhe flavonoidit kurcetinë).
Një qepë e madhe ka vetëm 63 kalori, përmban më shumë se 1 kupë ujë dhe siguron më shumë se 20% të dozës së vitaminës C që ju nevojitet çdo ditë.
Si funksionon?
Qepa përmban përbërës që duket se ulin inflamacionin (ënjtjet), lehtësojnë shtrëngimin në gjoks tek personat që vuajnë nga astma dhe ulin nivelet e kolesterolit dhe sheqerit në gjak.
Nga ana mjekësore, më së tepërmi ajo përdoret për shërimin e plagëve dhe ënjtjeve në trup
Përdorimet
Ndoshta efikase për:
Plagët. Studime të ndryshme kanë treguar se aplikimi në lëkurë i një xheli që përmban ekstrakt të qepës, vetëm ose së bashku me përbërës të tjerë, për të paktën 10 javë, ndihmon në shërimin e plagëve në trup, shkruan gazeta shëndeti.
Të dhëna të pamjaftueshme për:
Duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore për të vlerësuar efikasitetin e qepës për këto përdorime./sot news/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...