Hulumtimet e reja tregojnë se fëmijët të cilët marrin lëvdata për inteligjencën, shpeshherë kopjojnë në testime.
Këto hulumtime mbështeten edhe nga studimet e kryera nga Carol Dweck, i cili për 40 vite kishte hulumtuar dhe kishte dëshmuar se fëmijët të cilët lavdërohen për mundin e tyre, e jo për aftësitë e tyre, kanë më shumë shanse për sukses sepse janë më të motivuar, transmeton Telegrafi.
Nëse fëmijët besojnë se inteligjenca e tyre mund të zhvillohet, ata e kanë më të lehtë të ballafaqohen me pengesa.
Hulumtimet e fundit tregojnë se fëmijët të cilët kryesisht lavdërohen për shkak të inteligjencës dhe jo për shkak të mundit, shpeshherë kopjojnë dhe bëjnë hile në teste.
Sipas hulumtuesve, lavdërimi i inteligjencës së fëmijëve ua ulë atyre motivimin dhe i “detyron fëmijët të kopjojnë në tekste për të arritur më së shumti pikë sepse presin që të jenë më të mirët”. /Telegrafi/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...