Periudha e festave mund të konsiderohet si periudha më e bukur dhe njëherësh më e vështirë e vitit për ata që janë në dietë. Përveç ruajtjes së regjimit ushqimor, ditët e festave mund të na shkaktojnë dhe dhimbje stomaku.
Nëse prej kohësh i keni përjashtuar nga rutina juaj ushqimore ushqimet me sheqer dhe yndyra dhe u jeni rikthyer përsëri ditëve të festave, organzimi është më i ndjeshëm. Ja disakëshilla për të lehtësuar ndjesinë e tmerrshme të rëndesës dhe dhimbjet e stomakut.
Pini çajra bimorë
Çajrat bimorë që kanë si target aparatin tretës mund t’ju lehtësojnë nga ndjesia e rëndesës. Një përzierje e mentes, rigonit, majanozit, rozmarinës, sherebelës (një lugë çaji prej secilës) në një gotë ujë duhet pirë pas çdo vakti për të qetësuar ndjesinë e fryrjes pasi keni ngrënë.
Uthull molle në mëngjes
Një nga pijet më të mira për mëngjes kur është fjala për benefitet e sistemit tretës është uthulla e mollës, shumë e njohur për të lehtësuar aparatin tretës ndërkohë që ndihmon edhe funksionin e mëlçisë dhe normalizon lëngjet brenda traktit tretës.
Gjithashtu, një lugë gjelle uthull molle e bashkuar me pak ujë të ngrohtë në mëngjes, mund t’ju largojë çdo lloj fryrjeje. Mund t’i shtoni pak mjaltë për më shumë shije ose pak limon për më shumë vlera shëndetësore.
Ecja
Përveçse një ushtrim shumë i mirë, ecja është një veprim që ndihmon edhe lëvizjen e ushqimit në zorrë. Ecja ndihmon ushqimin të zbresë më lehtë poshtë, përmirëson tretjen dhe përthithjen e nutrientëve. Për më shumë benefite, përpiquni të ecni duke masazhuar barkun me lëvizje rrethore rreth zonës së kërthizës.
Pini ujë
Nuk është më sekret që mënyra më e mirë për të luftuar efektet negative të një regjimi ushqimor të keq ose për të lehtësuar simptomat e shkaktuara nga dehja, është uji. Ai largon toksinat nga trupi ndërsa fillon edhe procesin e rihidratimit.
Hani si duhet
Ngrënia e tepërt gjatë festave mund të mbahet nën kontroll duke marrë sa më shumë fibra dhe proteina. Ato nuk do të lejojnë që nepsi juaj të bëjë kërdinë./kohajone/
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...