Të dhënat më të fundit zyrtare tregojnë se hungarezët janë populli më depresiv në Evropë, ndërsa çekët janë ata që priren më pak të preken prej tij.
Sipas hulumtimit më të ri të Anketës Evropiane të Shëndetësisë (EHS), islandezët janë kombi i katërt në Evropë që preken nga depresioni.
Në Hungari, e cila prin listën, 10 për qind e njerëzve janë të prekur nga kjo sëmundje e “kohëve moderne”.
Në mesin e vendeve evropiane me përqindje më të lartë të popullatës, të cilët vuajnë nga depresioni, ndodhen edhe Portugalia, Suedia, Gjermania, Luksemburgu dhe Britania e Madhe.
Nga ana tjetër, vendi më pak i prekur nga depresioni është Çekia, me rreth tre për qind të banorëve, që pasohet nga Sllovakia, Kroacia, Lituania dhe Italia.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë