Me siguri e dini se disa sjellje të caktuara të stilit të shëndetshëm të jetesës mund ta reduktojnë rrezikun e shtypjes së lartë të gjakut, por a është ndonjë gjë e caktuar më e rëndësishme se tjerat?
Duket që po, pasi që disa hulumtime të reja sugjerojnë se mbajtja e një peshe të shëndetshme është faktori kryesor që i parandalon nivelet e pashëndetshme të shtypjes së lartë të gjakut.
“Rezultatet tona tregojnë se mbajtja e një peshe të shëndetshme në moshë të mesme është mënyra më e mirë për ta mbajtur shtypjen e gjakut në nivele normale”, ka treguar udhëheqësi i studimit, John Booth III.
Shtypja e gjakut, e veçanërisht në mosha të reja, është e ndërlidhur me sëmundje të zemrës dhe sulme në tru e në zemër.
Përveç mbajtjes së peshës normale, ekspertët shëndetësorë gjithashtu rekomandojnë të mos pini duhan, ta kufizoni sasinë e alkoolit, të ushqeheni shëndetshëm dhe të bëni ushtrime fizike rregullisht.
Përderisa ende nuk është gjetur një zgjidhje e përhershme për këtë problem, ekspertët sugjerojnë që është mirë të ndryshoni mënyren dhe stilin e jetesës, që do të thotë në atë të shëndetshme, e jo të merrni vetëm ilaçe. /Telegrafi/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...