Fiku është pak më ndryshe se frutat e zakonshëm, me një teksturë të butë ai i përket familjes së manave. Zakonisht konsumohet si i thatë, por për të përfituar elementet ushqyese preferohet të hahet i freskët.
Ky frut konsumohej qysh në kohët e lashta, por ende vazhdon të jetë një shtesë e shijshme dhe e shëndetshme në tryezën e shumë personave, transmeton Telegrafi.
Përveç shijes së veçantë, fiku i siguron trupit tonë elementet esenciale të nevojshme për funksionimin dhe rigjenerimin e organizmit tonë:
Veti antibakteriale dhe anti-kancerogjene
Fiku është përdorur në mjekësinë tradicionale si një ilaç për shërimin e shumë problemeve shëndetësore, duke përfshirë këtu edhe si një trajtim natyror të sëmundjes së kancerit.
Rregullon nivelet e insulinës
Përveç fikut edhe gjethet e fikut janë një pjesë e zakonshme e menysë në disa kultura dhe kjo për arsye të mirë. Gjethet e fikut ndihmojnë në reduktimin e sasisë së insulinës së nevojshme nga personat diabetikë që kërkojnë injeksione të insulinës.
Në një studim, një ekstrakt i lëngët, i cili u bë nga gjethet e fikut u shtua në vaktin e mëngjesit të pjesëmarrësve diabetikë të varur nga insulina për të prodhuar këtë efekt të uljes së insulinës.
Parandalon degjenerimin makular
Humbja e shikimit, sidomos tek njerëzit e moshuar është zakonisht për shkak të degjenerimit makular. Fiku dhe frutat në përgjithësi janë të mira për t’ju ndihmuar të shmangni këtë simptomë shumë të zakonshme të plakjes.
Forcimi i kockave
I pasur me kalciumi, i cili është një nga komponentët më të rëndësishëm në uljen e rrezikut të osteoporozës dhe forcimin e eshtrave fiku ndihmon në forcimin e eshtrave . Gjithashtu përmban edhe fosfor i cili nxit rritjen dhe inkurajon formimin e kockave, në qoftë se ka ndonjë degradim dhe dëmtim të eshtrave.
Humbjen e peshës
Ushqime të pasura me fibra kanë një efekt pozitiv në menaxhimin e peshës.
Në një studim, gratë që rrisnin konsumimin e fibrave zvogëlonin ndjeshëm konsumimin e tepërt të ushqimit, pra sasia e ngopjes dhe e urisë ndikonte që ato të mos e tepronin me bukë.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...