Njerëzit që pinë marihuanë rrezikojnë tre herë më shumë të vdesin nga hipertensioni, presioni i lartë i gjakut se sa ata që nuk kanë përdorur asnjëherë drogë, thonë shkencëtarët.
Rreziku rritet me çdo vit të përdorimit, thonë ata, transmeton portali arbresh.info
Gjetjet nga një studim me 1,200 persona mund të ketë implikime në Shtetet e Bashkuara dhe mes shteteve tjera. Disa shtete kanë legalizuar marihuanën dhe të tjerët po lëvizin drejt saj. Është dekriminalizuar në një numër vendesh të tjera.
“Mbështetja për përdorimin liberal të marihuanës është pjesërisht për shkak të pretendimeve se është e dobishme dhe ndoshta jo e dëmshme për shëndetin”, ka thënë Barbara Yankey e cila ka udhëhequr kërkimin në Georgia State University.
Marihuana nganjëherë përdoret edhe për qëllime mjekësore, siç është glaukoma.
Kohëzgjatja mesatare e përdorimit të përdoruesve të marihuanës ose kanabisit ishte 11.5 vjet.
Rezultatet treguan se përdoruesit e marihuanës kishin një rrezik 3.42 herë më të lartë të vdekjes nga hipertensioni se jo përdoruesit dhe një rrezik më të madh prej 1.04 për çdo vit të përdorimit./arbresh.info/
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike
Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?
Abdixhiku: Ne Vjosën nuk e shohim si kuorum, por si presiden...