Kur shfaqen çrregullimet e para të Parkinsonit, si ngadalësimi i lëvizjes dhe dridhja në pushim, sëmundja është tashmë në një fazë të avancuar.
Megjithatë, janë disa simptoma që nuk duhet nënvlerëruar, të cilat mund të ndihmojnë në parashikimin e diagnozës, sikurse është gjumi i keq, transmeton portal arbresh.info
Rreth 5 milionë njerëz në mbarë botën janë të prekur nga kjo sëmundje.
Parkinson shfaqet rreth moshës 60 vjeç, por midis 10 dhe 20 për qind e pacientëve fillojnë të kenë simptoma edhe para moshës 50 vjeç, sipas të dhënave nga Fondacioni Michael J. Fox.
Shkaku i kësaj sëmundje neurodegjenerative është prania jonormale e agregateve të proteinave alfa-sinukleinë në tru, gjë që çon në vdekjen selektive të neuroneve që prodhojnë dopaminë. Shpesh, në kohën kur merret diagnoza, mbi 60% e qelizave dopaminergjike tashmë janë degjeneruar.
“Fillimi i trajtimit në një fazë të hershme apo edhe para simptomatike është shumë i rëndësishëm në kontrollimin e simptomave dhe ngadalësimin e evolucionit të sëmundjes”, tha Alfredo Berardelli, profesor i Neurologjisë në Universitetin La Sapienza në Romë.
Për të diagnostikuar sëmundjen në fazën para-simptomatike, duhet t’i kushtohet vëmendje manifestimeve klinike jo specifike si mungesa e nuhatjes, depresioni, por gjithashtu, siç konfirmojnë studimet e fundit, çrregullimi i sjelljes gjatë gjumit janë shenjat e para që zakonisht zhvillohen brenda 10-12 viteve.
Deri më sot nuk ka një kurë përfundimtare, por ekzistojnë ilaçe që mund të kontrollojnë simptomat, të cilat gjithashtu mund të shoqërohen me terapi të tilla si ultratingulli i fokusuar dhe stimulimi i thellë i trurit./arbresh.info/
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...