Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ka konfirmuar për arbresh.info se klinika që ai drejton, gjatë pandemisë në raste të caktuara ka patur edhe mungesë të disa ilaçeve.
“Deri në këtë moment Klinika e Onkologjisë gjatë këtij viti ka ofruar mbi 100 mijë shërbime të formave të ndryshme. Pacientëve nuk ju ka munguar shërbimi përpos rasteve të caktuara kur ka pasur mungesa të herë pas hershme të disa ilaçeve të cilat pacientët është dashur t’i sigurojnë vetë”, ka thënë Kurtishi.
Në shtatë mujorin e parë të këtij viti sëmundja e kancerit në Kosovë ka shënuar ulje rreth 15% të rasteve të reja. Këtë vit janë evidentuar 800 raste të reja, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin shënuar 950 raste.
Trendi i llojshmërisë së kancerit, sipas Kurtishit, vazhdon të jetë i njëjtë, derisa te gjinia femërore edhe këtë vit dominon kanceri i gjirit.
Ndërsa tek meshkujt kanceri i mushkërive.
“Tek gjinia vazhdon të jetë trendi i njëjtë si i viteve të kaluara tek femrat dominon kanceri i gjirit me përqindje me të madhe. Kurse tek meshkujt vazhdon të jetë problem kanceri i mushkërive numër 1. Kurse si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat kanceri më i shpeshtë është tek zorra e trash dhe pastaj vjen tek femrat kanceri i organeve gjenitale, dhe tek meshkujt kanceri i lukthit pankreasit”, vlerësoi ai.
Shkaktarë i uljes së shifrave të kancerit në vend, është përhapja e koronavirusit, ku me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19 institucionet shëndetësore i kanë shtyrë shërbimet mjekësore dhe në këtë mënyrë është vonuar diagnostikimi i sëmundjeve malinje./A.Zeka/arbresh.info/
Haradinaj për Ushtrinë: Sikur të mos ishte krijuar, Kosova s...
Qëndrimi i palëkundur i Marc-Andre ter Stegen
Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë!
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtar...
Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për...
Veliaj shkruan nga burgu, ka një kërkesë për këshillin bashk...