Nëse filloni të merrni më shumë kalori se zakonisht ose të ndërprisni stërvitjen, nuk do të habiteni nëse numrat në peshore do të rriten së tepërmi.
Por, nëse asnjë nga arsyet e më sipërme nuk janë shkaku dhe pesha juaj vazhdon të rritet është koha për të gërmuar pak më thellë.
AgroWeb.org ju njeh me shkaktarët e zakonshëm që ju bëjnë të shtoni në peshë pa e kuptuar.
Mungesa e gjumit
Ka një lidhje midis mungesës së gjumit dhe shtimin e peshës. Së pari, nëse jeni zgjuar vonë, shanset janë të mëdha që të konsumoni ushqim natën vonë, që do të thotë më shumë kalori.
Arsyeja tjetër janë ndryshimet e niveleve të hormoneve rrisin urinë dhe oreksin.
Stresi
Kortizoli, “hormoni i stresit”, kur sekretohet me shumicë shkakton një rritje të oreksit.
Dhe shpesh ju drejtoheni tek ushqimet e shpejta me shumë kalori. Ky kombinim është i përsosur për të shtuar peshë.
Ilaçet kundër depresionit
Një efekt anësor që nga disa ilaçe kundër depresionit kanë është shtimi në peshë.
Megjithatë vetë depresioni mund të shkaktojë ndryshime në peshë.
Steroidet
Ato janë të njohura për shtimin në peshë, por nëse i keni marrë për më shumë se një javë, mos i ndaloni ato papritur.
Kjo mund të çojë në probleme serioze, prandaj konsultohuni së pari me mjekun tuaj.
Ilaçet
Disa ilaçe që merren me recetë janë të lidhura me shtimin në peshë.
Lista përfshin ilaçe antipsikotike së bashku me ilaçet për trajtimin e migrenës, presionit të lartë të gjakut, diabetit etj.
Kontraceptivët
Mendohet se disa gra që marrin kontraceptivë mund të përjetojnë një rritje të peshës në lidhje me shtimin e lëngjeve në organizëm. Por kjo ndodh zakonisht për një periudhë afatshkurtër.
Hipotiroidizmi
Prodhimi i pa mjaftueshëm i hormoneve nga tiroidet bën që metabolizmi juaj ngadalësohet, duke e bërë më të mundshëm shtimin në peshë.
Mos e fajësoni menopauzën
Shumica e grave shtojnë në peshë gjatë menopauzës, por hormonet ndoshta nuk janë shkaku i vetëm.
Plakja gjithashtu ngadalëson metabolizmin tuaj, kështu që ju digjni më pak kalori.
Sindroma e vezoreve policistike (PCOS)
Gratë me këtë gjendje janë rezistente ndaj insulinës (hormonit që kontrollon sheqerin në gjak), kështu që ky problem shëndetsor mund të shkaktojë shtim në peshë.
Pesha tenton të mblidhet rreth barkut, duke i vënë këto gra në rrezik më të madh për sëmundje të zemrës.
Lënia e duhanit
Lënia e duhanit është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për shëndetin tuaj, por kjo mund të shoqërohet me shtim të peshës.
Ju duhet të filloni të kontrolloni ndjesinë e urisë, gjë që do ta bëjë më të lehtë humbjen e çdo kilogrami që mund të keni fituar.
Ziv: 7 tetori, një nga ditët më të rënda për Izraelin, që ng...
Drejtoresha britanike për Evropë e mirëpret vendimin e Qever...
A është kolagjeni vërtetë burimi i rinisë së përherëshme
“Qeveria më e ndershme që e ka pasur Republika e Kosovës” – ...
Ylli i Napolit që legjendat e Barcelonës, Xavi dhe Fabregas ...
Gjykata e Lartë refuzon të shqyrtojë ankesën e Martin Shkrel...