Nga nesër Klinika e Onkologjisë me orar 24 orësh

16:39 | 2 Shkurt 2018

Nga nesër në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, do të fillojë ofrimi i shërbimeve 24 orësh në shtatë ditë në javë për të sëmurët nga kanceri.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ministri Uran Ismaili përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Trajtimi i të sëmurëve me kancer, 24 orë, në shtatë ditë të javës

Nga nesër do të fillojë ofrimi i shërbimeve 24-orëshe, në shtatë ditë të javës, edhe për të sëmurët nga kanceri, në Klinikën e Onkologjisë.

Falënderim të veçantë për personelin mjekësor të kësaj Klinike, të cilët, përveç punës së jashtëzakonshme deri më sot, janë mobilizuar që të ofrojnë këto shërbime shumë të nevojshme për qytetarët tanë.

Është obligim i imi si ministër, por edhe i personelit mjekësor, që të jemi afër qytetarëve tanë në momentet kur ata kanë nevojë. Së bashku, do ta dërgojmë deri në fund misionin për ndryshimin e gjendjes në shëndetësi.#AfërQytetarëve /

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara