Doktorët thonë që shenjat e para të çdo sëmundjeje shihen fillimisht thonjtë, transmeton arbresh.info.
Shpesh thonjtë thyhen me një lehtësi të madhe dhe është e rëndësishme që ky problem të trajtohet, nëse thonjtë janë të butë, ndoshta është pasojë e një diete drastike apo prej ilaçeve të tepërta që keni marrë. Kjo gjë mund të fshehë mungesë vitaminash A, B6, E, kripëra minerale, hekur, zink dhe selen.
“Nga thonjtë mund të dimë shumë për dike” ka thënë studiuesi, Sir Arthur Conan Doyle
Thonjtë e zbehtë – nëse ngjyra e thonjtëve tuaj është e zbehtë mund të tregojë që keni problem me mëlçinë, por në shumicën e rasteve individët e tillë janë të shëndetshëm.

Thonjtë e bardhë – nëse thonjtë tuaj janë totalisht të bardhë që nga lindja është gjendje e trashëguar, por nëse shfaqen më vonë mund të jenë shenjë e sëmundjeve të zëmrës, të diabetit dhe sëmundjeve kronike.

Thonjtë e verdhë – nëse thonjtë tuaj janë ngjyrë të verdh është shenjë e sëmundjeve të lëkurës.

Thonjtë me nuanca të blusë – është shenjë e mungesës së oksigjenit në trupin tuaj dhe pagjakësisë.

Thonjtë jo të drejt – apo thonjtë me valëzime janë si rezultat i irritimeve të lëkurës ose e ndonjë alergjie.

Thonjtë të thatë e të thyer – kjo është rezultat i moshës. Shfaqet zakonisht te pleqtë.

/Arbresh.info/
KEDS tregon për qytetet ku sot do të ketë reduktime të energ...
Makina përplaset me murin e tunelit në hyrje të Pogradecit, ...
Vetëm ukrainasit mund të vendosin për lëshimet territoriale
U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dysh...
Dy persona të lënduar nga aksidenti në “Ibrahim Rugova” – dj...
Hamza: Të rinjtë janë gati për ndryshim, e pashë mbrëmë në P...