Ndikimi i lulelakrës në jetëgjatësi dhe në humbjen e peshës

10:20 | 1 Prill 2020

Ekspertët pajtohen se një ngrënia e një larmie perimesh është shtylla për një dietë të shëndetshme dhe një strategji e duhur për humbjen e peshës.

Në veçanti, ata theksojnë se brokoli, lulelakra dhe kale mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të një sërë sëmundjesh dhe shtojnë jetëgjatësinë, transmeton portal arbresh.info

Sipas një studimi të fundi, këto perimet mund të ndihmojnë në luftimin e yndyrës në mëlçi. Ekspertët nuk janë të sigurt pse dhjami ndërtohet në mëlçinë e disa njerëzve, megjithatë ata supozojnë se mbipesha mund të jetë një ndër faktorët kryesorë.

Gjithashtu edhe diabeti i tipit 2 mund jenë një faktor që dërgon drejt mosfunksionimit të mëlçisë.

Receta e tavës së pulës me brokoli dhe patate

Sipas studimit të kryer nga Texas A&M University in College Station, thuhet se perimet kanë efekte pozitive në shkrirjen e yndyrës në mëlçi.

“Ne do të rekomandonim dieta të ekuilibruara dhe të pasura me perime, poashtu do të rekomandonim edhe zvogëlimin e marrjes së ushqimeve me yndyra të ngopura”, tha autori i studimit, Dr. Chaodong Wu.

Një tjetër studim thekson se perimet si brokoli dhe lulelakra, ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të kancereve.

Ëhitney Linsenmeyer, PhD, RD, një profesor ndihmës i ushqimit në Universitetin e Saint Louis, thotë se lulelakra dhe brokoli janë perime të ulëta në kalori dhe të pasura me folate, vitaminë C, vitaminë E dhe vitaminë K, të cilat ndihmojnë në jetëgjatësi dhe në humbjen e peshës.

Disa njerëz mund të përjetojnë fryerje kur konsumojnë këto lloj perime, por kjo ndodh për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara