Një çift nga Ohio, SHBA, ka sjellë në jetë një foshnjë djalë nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke vendosur një rekord të ri botëror për embrionin më të vjetër të përdorur ndonjëherë në një lindje të suksesshme.
Embrioni ishte krijuar në vitin 1994 nga Linda Archerd dhe bashkëshorti i saj, përmes fertilizimit in vitro. Prej katër embrioneve të krijuara atëherë, njëri u përdor menjëherë, duke sjellë në jetë vajzën e tyre që sot është 30 vjeç, ndërsa tre të tjerët mbetën të ngrirë për dekada.
Çifti Pierce, që kishte shtatë vite duke u përpjekur të bëhej me fëmijë, vendosi të “birësojë” një nga këta embrione. Procedura u krye në klinikën Rejoice Fertility në Tennessee.
“Nuk donim të thyenim ndonjë rekord. Thjesht donim të kishim një fëmijë”, tha zonja Pierce./rtsh
Haradinaj kujton Komandant Drinin: La gjurmë të pashlyeshme ...
Shpërthen vullkani në Indonezi, 3 të vdekur dhe 20 të zhduku...
Dy punëtorë shëndetësorë sulmohen nga qentë endacakë në obor...
Gjesti feston sot ditëlindjen, ka një surprizë për fansat
Klinika e Ortopedisë pajiset me aparaturë moderne për ndërhy...
Tragjedi në Meksikë, të paktën pesë të vdekur nga zjarri në ...