Nëse hani rregullisht mjedra, ju do të keni flokë më të fortë, ten më të mirë fytyre, shëndet më të mirë të tretjes dhe kardiovaskulare, imunitet më të fortë dhe rrezik më të ulët të inflamacionit.
Mjedra ka veti të forta antioksiduese, pasi zvogëlon aktivitetin e radikalëve të lirë dhe mbron kundër kancerit të zorrës së trashë, gjirit, mitrës, ezofagut dhe prostatës.
Fitokimikalet në mjedra parandalojnë përhapjen e qelizave të kancerit duke i inkurajuar ata për vetëshkatërrim.
Dyqind gramë mjedra në ditë përmbajnë sasi të rekomanduara të vitaminës C. Ajo përmban gjithashtu fibra, acid folik, vitamina K, E5, mangan, magnez, bakër, kalium dhe acide yndyrore omega 3, transmeton KosovaPress.
Ata që kanë dietë me mjedër të pasur kanë një rrezik më të ulët për t’u prekur nga diabeti, pasi janë përgjegjës për kontrollin e glukozës në gjak, nxisin metabolizmin e yndyrës dhe ulin depozitat e yndyrës.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...