Studime të mëparshme kanë treguar se migrena rrit rrezikun e goditjeve në tru, edhe pse arsyet nuk janë ende të qarta.
Por një tjetër studim, i realizuar së fundmi, doli në konkluzionin se migrena është gjithashtu faktor rreziku për prekjen nga sëmundjet kardiovaskulare dhe se kjo mund të shfaqet më vonë, gjatë jetës.
Sipas shkencëtarëve, në momentin e një krize migrene në trupin e njeriut ndodhin ndryshime në qarkullimin e gjakut dhe luhatje të tensionit, faktorë këto që ndikojnë direkt në zemër.
Grupi i studiuesëve, i kryesuar nga Profesori Tobia Kurth zbuluan se, pacientë që vuajnë nga migrena, të cilët kanë probleme hormonale dhe konsumojnë duhan, janë më tepër të rrezikuar për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Migrena është një nga sëmundjet më të përhapura të dhimbjes së kokës.
Presidenti i Iranit: Mbështetja e Putin na frymëzon në këtë ...
E premtja sjell përkeqësim të motit: reshje në gjithë vendin...
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...