Për arsye edukate më shumë se një e treta e femrave e mbajnë teshtimën, gjë që sipas këndvështrimit mjekësor është diçka e gabuar.
Teshtima konsiderohet si jo elegante, veçanërisht kur je në shoqëri, por mbajtja e saj krijon presion në sinuse, i cili i shtyn agjentët e sëmundjes në sinuse apo madje në drejtim të veshit të mesëm. Vetëm kush teshtin me një “apshuuu” të fortë, shporr mikrobet nga hunda dhe largon inflamacionin. Megjithatë, duhet që personi i sëmurë të bëjë kujdes gjatë teshtimës, duke kthyer kokën në anën tjetër dhe duke përdorur një shami hundësh.
Mjekët këshillojnë të vërehen mirë sekrecionet e hundës. Nëse ato janë të verdha apo të gjelbra, mund të tregojnë për një infeksion bakterial. Atëherë, duhet mjeku. Presioni i lartë mund të çojë sekrecionet e ngarkuara me viruse në çdo të shfryrë, drejt sinuseve.
“Shqipëria është në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca”, Rama ...
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën...
Keqpërdorimi i fëmijëve në tubime, Abdixhiku ngjet në skenë ...
Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Shqipërisë dhe Izraelit
Tragjedia në Shëngjin, Konjufca ngushëllon familjet
Durmishi: Gjendja e tre të rinjve është e stabilizuar