Miliona njerëz në të gjithë botën po venë në rrezik shëndetin e tyre, duke e gatuar orizin në mënyrë të gabuar.
Paralajmërimi vjen nga shkencëtarët,të cilët falë disa eksperimenteve të realizuara së fundmi kanë dalë në konkluzionin se metoda e zakonshme e gatimit të orizit, zierja e tij me ujë derisa të ky i fundit të avullojë, vë në rrezik jetën e atyre që e konsumojnë, pasi kjo metodë nuk e largon sasinë e arsenikut që gjendet në këtë ushqim.
Orizi ndotet nga kjo substancë helmuese gjatë kohës së rritet, si pasojë e toksinave industriale dhe pesticideve.
Ky kimikat lidhet me një sërë problemesh të shëndetit, përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetit dhe kanceri, ashtu sikurse dhe problemet me zhvillimin.
Ndonëse besohet se gjurmët e arsenikut zhduken në momentin që orizi gatuhet, tashmë ekspertët deklarojnë se për të larguar arsenikun nga orizi, ky i fundit duhet lënë në ujë gjatë natës.
Andry Meharg, profesori i shkencave biologjike në Universitetin Queens të Belfast testoi tre mënyra për të gatuar orizin në programin e BBC, “Trust Me, I’m a Doctor”, për të parë nëse kishte ndryshim të nivelit të arsenikut.
Në metodën e parë, ai përdori atë të zakonshmen, raportin 1 me 2, 1 gotë oriz e dy gota ujë. Pasi uji avulloi, ai vuri re se pjesa më e madhe e arsenikut ishte ende prezente.
Në metodën e dytë, ai përdori 5 gota ujë me 1 gotë oriz dhe pasi uji i tepërt avulloi, niveli i arsenikut ra dukshëm. Megjithatë, në metodën e tretë, ku ai e la orizin në ujë gjatë natës, niveli i arsenikut u ul me 80 përqind.
Mënyra më e mirë për të gatuar orizin është pikërisht kjo e fundit. Pasi ta keni lënë atë gjatë gjithë natës në ujë, shpëlajeni derisa uji të jetë i pastër. Më pas përdorni metodën e dytë të gatimit, raportin 1 me 5.
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...