Drita e diellit dhe rrezet ultra-vjollcë janë përgjegjëse për prodhimin e vitaminës D.
Kësisoj, fëmijët të cilët kalojnë pak kohë jashtë shtëpisë për shkak të mungesës së kësaj vitamine më shpesh zhvillojnë alergji të ndryshme, transmeton lajmi.net.
Fëmijët që jetojnë në vende me më pak diell dhe dalin më rrallë jashtë shtëpisë, kanë rrezik shumë më të lartë nga gjendja shëndetësore e përmendur.
Shkencëtarët australianë kanë dëshmuar se fëmijët, të cilët jetojnë në veri të atij shteti kanë rrezik dy herë më të madh nga ekzemat dhe alergjitë sesa ata të cilët jetojnë në jug dhe marrin sasi më të madhe të rrezeve UV.
Gjithashtu, shkencëtarët kanë gjetur lidhjen ndërmjet rrezatimit UV dhe alergjisë ndaj kikirikëve dhe vezëve.
Drita e diellit është e rëndësishme për prodhimin e vitaminës D në lëkurë, e cila ndikon në krijimin e alergjive.
“Kemi dëshmuar se sa është e rëndësishme që fëmijët ta kalojnë kohën jashtë shtëpisë, nëse për asgjë tjetër; atëherë për arsye shëndetësore”, ka deklaruar udhëheqësi i studimit, dr. Nik Ozbom.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit