Mango ndryshe njihet si fruti kundër diabetit, ja pse

00:08 | 16 Shtator 2017

Mango është fruti kombëtar i Indisë, Pakistanit dhe Filipinet. Është gjithashtu edhe pema kombëtare e Bangladeshit. Gati gjysma e mangove në botë kultivohen në Indi duke e bërë Indinë prodhuesin më të madh në botë.

Ka reth 1000 varietete mangosh në Indi,  megjithatë vetëm disa varietete rriten për tregëti.

Mangot janë burim i shkëlqyer i vitaminave A dhe C, dhe për ata që janë fizikisht aktiv, qoftë duke punuar jashtë apo për ata që janë vazhdimisht në lëvizje, mango është një mënyrë e mirë për të plotësuar kaliumin e humbur.

Fruti i mangos në të cilën fara nuk është formuar plotësisht, mund të kombinohet me kripë dhe mjalt për të trajtuar diarrenë, dobësinë e mëngjesit, kapsllëkun dhe tretjen. Mango gjithashtu shërben për trajtimin e goditjes nga vapa. Triterpene dhe lupeoli që gjënden te fruti i mangos janë efektive në frenimin e prostatës dhe kancerit të lëkurës.

Sipas zbulimeve të fundit nga shkencëtarët, kanë gjetur se, fruti i mangos, parandalon obezitetin dhe diabetin. Gjithashtu, thuhet se ai rrit bakterin në zorrë dhe parandalon shtimin në peshë dhe zhvillimin e diabetit 2.

Studimi zbuloi se konsumimi i këtij fruti mund të parandalojë humbjen e bakterit të mirë të zorrës, i cili mund të shkaktohet nga dieta e pasur me yndyrë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara