A e keni vënë re se gjatë shtatzënisë në lëkurën e barkut prej kërthizës e deri te regjioni pubik ju është formuar një vijë me ngjyrë të mbylltë? Kjo është linea nigra. Kjo vijë bëhet akoma më e dukshme pas javës së 20 të shtatzënisë.
Historikisht njerëzit janë përpjekur që ta parashikojnë gjininë e bebes. Ka besëtytni që lidhen edhe me linea nigra.
Ka gra që e parashikojnë gjininë e bebes nga forma e linea nigra: nëse kjo vijë shkon deri te kërthiza atëherë gjinia e bebes është vajzë, e nëse vazhdon mbi kërthizë deri te brinjët, gjinia e bebes është djalë.
Hormonet e shtatzënisë i shkaktojnë disa ndryshime në lëkurë.
Përveç linea nigra edhe areolat e gjinjve si dhe çdo vrragë që e keni në lëkurën e trupit marrin ngjyrë të errët.
Mos u shqetësoni, sepse kjo pas lindjes gradualisht zbehet dhe zhduket.
Poashtu, hani shëndetshëm, sepse mendohet se ndryshimi i ngjyrës së lëkurës është pasojë e mungesës së vitaminave (në radhë të parë acidit folik). /Telegrafi/
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...
“Nuk të lë më shumë se dy vite në burg” – Granit Plava zbulo...