Një ekip i “Unas Lowell” pretendon se me anë të një teknike të re do të arrijnë t’i përdorin lëvozhgat e vezëve për pacientët, që kanë probleme me eshtrat.
Përmes një procesi inovativ, lëvozhgat e vezëve do të bashkohen me një përzierje të hidrogjenit, dhe do të krijohet një strukturë e cila përdoret për forcimin e eshtrave. Për ta arritur këtë, do të merren disa qeliza të eshtrave të pacientit, të bashkohen me këtë strukturë dhe pastaj do të kultivohen në laborator përpara se të implantohen në trup.
Hulumtimi ka demonstruar se kur lëvozhgat e vezëve përzihen me hidrogjen, e përmirësojnë aftësinë e qelizave të eshtrave të rriten dhe të forcohen.
Autorët e këtij studimi shpresojnë, që me anë të këtij procesi krahas eshtrave do të arrijnë ta përmirësojmë edhe prodhimin e kartilogjenit, shëndetin e dhëmbëve dhe tendinëve të muskujve.
Sipas shkencëtarëve, nëse kjo procedurë do të filloj të aplikohet, do të jetë një nga zbulimet më të rëndësishme në fushën e ortopedisë. Hulumtimi është publikuar në revistën shkencore “Biomaterials Science”.
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...