Janë të shijshme dhe të lehta, por nëse shoqërohen me alkool, kërpudhat mund të shndërrohen në “minë me orë” për shëndetin.
Paralajmërimi vjen nga Instituti zviceran që merret me parandalimin e alkoolizmit dhe toksimanive të tjera.
Studiuesit zviceran këmbëngulin se disa lloje kërpudhash, nëse shoqërohen me alkool shkaktojnë intoksikim që shfaqet me: të përziera, nxehtësi trupore, marrje mendsh, rrahje të shpejta zemre, vështirësi në frymëmarrje dhe probleme kardiovaskulare.
“Faji” është i “coperina”, një toksine që ndodhet te kërpudhat, që pengon eliminimin e alkoolit, më saktësisht të një përbërësi toksik që duke u akumuluar në gjak, shkakton intoksikimin. Në këtë kuptim kërpudha ka efekt të ngjashëm me Antabus, një medikament që përdoret për kurimin e alkoolizmit.
Simptomat mund të shfaqen pas 1 minute deri disa orë, madje dhe tre ditë pas konsumimit të kërpudhave, sepse “coperina” asimilohet nga organizmi shumë ngadalë.
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur
Tahiri: Osmani ishte në ShBA, por nuk tregoi pse nuk arriti ...
Sanohen defektet teknike, treni Pejë-Prishtinë rikthehet në ...
Dyshonin se bënte magji, 4 persona në Indi sulmojnë për vdek...